Bashkëpunimi në internet kundër epidemisë

2020-06-21 12:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

"Faleminderit që na ndihmuat për të arritur një lidhje në internet në një kohë kaq të shkurtër." Drejtori i Repartit të Terapisë Intensive të Spitalit Detar të Napolit në Itali, dr. Pio Zenetti, u shprehu falënderime ekspertëve të Spitalit të Parë pranë Universitetit "Jiaotong" të Xian-it në provincën Shaanxi përmes një lidhjeje video.

Pas marrjes së ndihmës urgjente nga Spitali Detar i Napolit, Spitali i Parë pranë Universitetit "Jiaotong" me shpejtësi organizoi dhe bashkërendoi në ditën e dytë ekspertët që kanë marrë pjesë në luftën kundër epidemisë, për të ndarë përvojën e trajtimit të pacientëve nga pneumonia e koronavirusit të ri me spitalin italian përmes videolidhjes.

"Në këtë moment nuk keni pse të nisni nga zeroja, po ne do të ndajmë me ju përvojën e sëmundjes antiepidemike," u tha mjekëve italianë gjatë lidhjes drejtori i Spitalit të Parë pranë Universitetit "Jiaotong" të Xian-it Ma Xinge.

Videolidhje në internet janë bërë jo vetëm me Italinë. Abraby, një student i huaj në Universitetin "Jiaotong" të Xian-it, që u kthye në vendin e vet, Bahrein, bëri pyetje mbi vështirësitë e trajtimit të sëmundjes nëpërmjet internetit dhe kërkoi mbështetjen dhe ndihmën e Universitetit "Jiaotong" të Xian-it.

Më përpara, me njohuritë dhe përvojën e parandalimit të epidemisë të marra në Kinë, Abraby u kthye në vendin e tij dhe mori pjesë në punët e inspektimit dhe karantinës në aeroporte dhe spitale, në luftën kundër epidemisë. "Megjithëse nuk jam ende një doktor i vërtetë, jam krenar për punën që po bëj tani." Kështu i tha Abraby pedagogut të tij në Universitetin "Jiaotong".

"Deri në fund të majit, Shoqata e Miqësisë e Shaanxi-së dhuroi 5 920 veshje mbrojtëse mjekësore njëpërdorimëshe, 2 400 palë syze mjekësore, 4 020 maska N95, 8 520 maska mbrojtëse mjekësore dhe 150 000 maska me një përdorim për vendet e tjera, si Belgjika, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Hollanda, Italia etj.," tha një funksionar i Shoqatës së Miqësisë së provincës Shaanxi.

Në momentin urgjent të luftës kundër epidemisë në Kinë, shumë qytete të huaja, miq e dashamirës, organizata të ndryshme e kinezë që jetojnë jashtë vendit kanë ofruar ndihmë në para e materiale dhe i kanë dhënë mbështetje të fortë provincës Shaanxi. Në situatën e shpërthimit të epidemisë në mbarë botën, për të ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë jashtë Kinës, Shaanxi dhuroi jo vetëm materiale antiepidemike, por edhe ka ofruar videolidhje në internet për të ndarë përvojën kundër epidemisë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore