Përkujdesi i përbashkët

2020-06-21 09:42:56 CRI Komenti juaj Printoni

 Xi Jinping-u u rrit në një familje revolucionare. I ati, Xi Zhongxun, ka qenë një baba i kujdesshëm, duke i kushtuar rëndësi krijimit të një modeli për fëmijët, gjë që ka ndikuar thellësisht te Xi Jinping-u.

Në një letër të shkruar për ditëlindjen e të atit, Xi Jinping-u shkruan: "Shpresoj të trashëgoj shumë nga virtytet dhe cilësitë e babait tim".

Foto: Në gushtin e vitit 1978, Xi Zhongxun-i inspektoi në një fshat të provincës Guangdong të Kinës Jugore. Xi Jinping-u, që asokohe studionte në Universitetin Tsinghua, shfrytëzoi kohën e pushimeve verore për të marrë pjesë në praktikën shoqërore, duke u shoqëruar të atin në fshat.

Xi Jinping-u ka thënë me respekt për të atin se "si një ka i vjetër, ka punuar në heshtje për popullin kinez". Xi Jinping-u premtoi: "Kjo më inkurajon që t'ua kushtoj të gjitha energjitë çështjes së shërbimit ndaj popullit dhe atdheut."

Xi Jinping-u dhe i ati kanë shumë përvoja të bukura, që tregojnë dashurinë mes atit e birit dhe trashëgimin e përgjegjësisë.

Mbrojtja e relikteve kulturore bëhet për të ruajtur kujtesën e përbashkët të kombit

Xi Zhongxun-i e ka mbrojtur tre herë murin e qytetit të vjetër Xian. Ai tha: "Që historia e qytetit të vazhdojë, duhet të ruajmë simbolet historike. Pa relikte konkrete, historia do të ishte e zbrazët. "

"Duhet të mbrojmë trashëgimitë historike-kulturore të qyteteve siç mbrojmë jetën tonë. " Xi Jinping-u, si i ati, i kushton rëndësi trashëgimisë e zhvillimit kulturor dhe nxit bashkërendimin harmonik midis ndërtimit dhe mbrojtjes.

Trashëgimia e "frymës së dy pemëve"

Në vilën "Lanyuan" të hotelit "Yingbinguan" në Shenzhen, ndodhet një pemë e drejtë dhe e gjelbër që është mbjellë nga Xi Zhongxun-i në vitin 2000. Xi Zhongxun është një nga nismëtarët e reformës dhe të hapjes në provincën Guangdong. Kjo pemë është edhe një shenjë e punës së tij në provincën Guangdong.

Foto: Nga 7 deri më 11 dhjetor 2012, Xi Jinping-u bëri inspektim në provincën Guangdong. Xi Jinping-u duke mbjellë pemë në parkun "Lianhuashan" të qytetit Shenzhen.

Pas mbi 10 vjetëve, Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping zhvilloi një inspektim në provincën Guangdong dhe mbolli një pemë në parkun "Lianhuashan" të qytetit Shenzhen. Ai tha: "Erdha në provincën Guangdong, vendi i fillimit të reformës dhe të hapjes, për të rishikuar këtë proces historik dhe për të vazhduar nxitjen e reformës dhe të hapjes.

Në provincën Guangdong dy pemë tregojnë procesin historik të reformës dhe të hapjes, si edhe shpjegojnë synimin origjinal të vazhdimit të nxitjes së reformës dhe të hapjes.

Të mbrojmë Lumin e Verdhë

Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping i kushton rëndësi mbrojtjes e menaxhimit të Lumit të Verdhë. Ai ka inspektuar 9 provinca rreth Lumit të Verdhë, duke shpresuar se Lumi i Verdhë do të bëhet lumi i krijimit të lumturisë për popullin.

"Sanmenxia" është diga e parë e Lumit të Verdhë. Në vitet '50 të shekullit të kaluar, gjatë procesit të ndërtimit të saj, Xi Zhongxun-i e inspektoi shumë herë. Ai paraqiti shumë këshilla shkencore për ndërtimin e veprës së kontrollit të ujërave "Sanmenxia".

Duke ndjekur gjurmët e të atit, Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping përpiqet të nxitë zhvillimin me cilësi të lartë të Pellgut të Lumit të Verdhë. Nga gushti i vitit 2019 deri në qershorin e 2020-s, ai inspektoi katër herë në zonën e Lumit të Verdhë, për të nxitur mbrojtjen ekologjike dhe zhvillimin me cilësi të lartë në Pellgun e Lumit të Verdhë.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore