CMG-ja: Kina pengon zhvillimin e vaksinave në vendet perëndimore? Marrëzi!

2020-06-20 13:31:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më 7 qershor, senatori republikan amerikan Rick Scott tha në një intervistë për BBC-në se ShBA-ja ka prova që Kina po përpiqet të prishë ose vonojë krijimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri nga vendet perëndimore. A është e vërtetë kjo, pyet CMG-ja në një koment të vetin.

Së pari, të gjithë, duke përfshirë zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying dhe gazetarët e BBC-së që intervistuan Scott-in, shtruan pyetjen: Ku janë provat?

Lidhur me këtë, Scott nuk pranoi të jepte hollësi, por theksoi se burimi i informacionit ishin agjencitë e zbulimit.

Këtu mund të kujtojmë, vijon komenti, se muajin e kaluar sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo gjithashtu pohoi se kishte "shumë prova" që koronavirusi i ri ka ardhur nga një laborator në Wuhan, por në fund nuk dha asnjë provë.

Më pas, Scott-i gjithashtu akuzoi që Kina nuk dëshiron që ShBA-ja ta krijojë e para vaksinën. A dëshiron Kina ta monopolizojë vaksinën për ta përdorur vetëm për vete?

Në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetësisë, presidenti kinez Xi Jinping premtoi që, sapo vaksina kineze të jetë prodhuar e testuar klinikisht dhe të mund të përdoret, ajo do të ofrohet si një produkt publik për botën. Më 7 qershor, në konferencën e shtypit mbi librin e bardhë "Veprimet e Kinës kundër epidemisë së pneumonisë së koronavirusit të ri" Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kinës përsëriti edhe një herë se do ta zbatojë seriozisht këtë angazhim.

Prandaj Kina nuk dëshiron ta monopolizojë vaksinën.

Por a dëshiron Kina të udhëheqë në prodhimin e një vaksine për të zëvendësuar ShBA-në si "shpëtimtare"?

Sipas të dhënave të OBSh-së, aktualisht në botë po studiohen më shumë se 120 vaksina dhe Kina renditet në pararojë në këtë drejtim. Sidoqoftë, Kina nxit bashkëpunimin ndërkombëtar, duke ndarë informacionin për renditjen e gjenomit të koronavirusit të ri me botën në janar dhe tani po zhvillon bashkëpunimi shkencor me shumë vende e organizata, si Kanadaja, OBSh-ja etj. për të nxitur prodhimin e vaksinës. Kur të krijohet vaksina, do të jetë rezultat i bashkëpunimit dhe jo meritë vetëm e Kinës.

Në komentin e CMG-së thuhet se deklaratat e Scott-it nuk mbështeten as te fakti dhe as te logjika. Njerëzimin s'mund ta shpëtojë përbaltja e Kinës, por vaksinat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore