Përvoja e studentëve afrikanë në luftën kundër epidemisë në Kinë

2020-06-20 12:58:49 CRI Komenti juaj Printoni

Vitet e fundit, me zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Afrikës, më shumë studentë afrikanë kanë shkuar në Kinë për të mësuar, duke u bërë ambasadorë të miqësisë midis Kinës e Afrikës. Pas fillimit të COVID-19, shumë studentë afrikanë në Kinë kanë marrë pjesë aktivisht në luftën kundër epidemisë.

Një student nga Sudani në Universitetin e Teknologjisë Petrokimike të Liaoning-ut, me emrin kinez Mo Leilei, krijoi një grup bisedash në median sociale kineze "Wechat", duke ndërtuar një platformë komunikimi midis universitetit të tyre e studentëve afrikanë. Univerisiteti publikoi nëpërmjet këtij grupi informacionet e epidemisë dhe njohuritë e parandalimit dhe të kontrollit për studentët afrikanë. Njëkohësisht, shumë studentë afrikanë kanë marrë pjesë bashkë me studentët kinezë në punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë. Ditët e fundit, Qin Wenjie, një tjetër student sudanez, që shkoi të takojë një shok, mbeti i bllokuar në bllokun e banimit "Yonghuan" të qytetit Shenyang. Qin Wenjie mori pjesë aty në punët vullnetare. Ai punoi si rojë në portën e bllokut të banimit, duke dhënë kontributin e vet kundër epidemisë.

Pas fillimit të epidemisë, shumë universitete në Kinë kanë marrë masa për mbylljen e kampuseve të tyre. Universiteti i Inxhinierisë dhe i Teknologjisë i Liaoning-ut i ka ndihmuar studentët e huaj të blejnë gjëra të përdorimit të përditshëm, u ka shpërndarë maska, termometra, dezinfektues etj. Wenhe, një student nga Nigeria, ka marrë pjesë në ekipin e vullnetarëve që përgjigjen për matjen e temperatures, dezinfektimin etj. Ai tha se në kohën e vështirë, universiteti u kujdes për ta dhe ata ndien ngrohtësi. "Jam shumë i kënaqur që luftoj kundër epidemisë me pedagogët kinezë dhe jam i rrethuar nga inkurajimi i ngrohtë dhe besimi", tha ai. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore