Nobelisti Paul M. Romer vlerëson masat antiepidemike të Kinës

2020-06-19 11:48:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në kushtet e situatës serioze të epidemisë së COVID-19 në ShBA, nobelisti në ekonomi Paul M. Romer u shpreh në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës se ShBA-ja duhet të mësojë nga masat e Wuhan-it kundër virusit.

"Nëse ShBA-ja mëson nga masat e marra në Wuhan dhe i imiton ato, do të ishte mirë. Testimi masiv nga Kina e ka ndihmuar Wuhan-in (për frenimin e përhapjes së epidemisë). Kjo është gjë që duhet ta marrim si referim. Mirëpo fatkeqësisht, nuk e kemi bërë këtë, prandaj, kjo situate (serioze) do të vijojë te ne", tha z. Romer.

Sipas tij, para daljes së vaksinave, ShBA-ja duhet të shtojë investimet në testimin për virusin. Prof. Romer vlerëson se testimi mund të sjellë një kthim të investimit deri në 50-ose 100-fish. Ai vuri në dukje se Wuhan-i ka përfituar nga ky veprim.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore