Kina kundërshton deklaratën e G7-s mbi Hong- Kongun

2020-06-19 11:32:00 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini ka shprehur kundërshtim dhe pakënaqësi të fortë lidhur me deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të G7-s rreth çështjes së Hong-Kongut.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijiang theksoi në një konferencë shtypi të enjten se çështjet e Hong-Kongut janë punë të brendshme të Kinës dhe asnjë qeveri, organizatë ose individ i huaj nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Sipas tij, Kina është e vendosur për nxitjen e procesit legjislativ mbi sigurinë kombëtare në këtë qytet.

Siç mësohet, ministrat e Jashtëm të G7-s shprehën në një deklaratë shqetësim të madh për masat legjislative të qeverisë qendrore kineze mbi sigurinë kombëtare në Hong-Kong dhe e nxitën Pekinin ta rishqyrtojë këtë vendim.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve mbi këtë çështje, Zhao Lijian vuri në dukje se vendimi dhe legjislacioni i Asamblesë Kombëtare Popullore, organi më i lartë ligjvënës i Kinës, synojnë përmbushjen e mangësive ligjore në ruajtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong.

"Përsosja e sistemit ligjor dhe e mekanizmave të veprimit nga niveli shtetëror për mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Hong-Kong bëhet për të garantuar zbatimin e mbarë e afatgjatë të politikës 'Një vend, dy sisteme' në bazë të mbrojtjes së lulëzimit të Hong-Kongut. E kemi ritheksuar shumë herë se ideja thelbësore e Deklaratës së Përbashkët Kino-Britanike është kthimi i sovranitetit të Kinës mbi Hong-Kongun. Ndërsa, janë Kushtetuta e Republikës Popullore të Kinës dhe Ligji Themelor që përbëjnë bazën e qeverisjes së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut", tha zëdhënësi.

Projektligji i sigurisë kombëtare në Hong-Kong iu dorëzua të enjten Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore për shqyrtim. Në projektligj përcaktohen sferat dhe ndëshkimet për veprimet në Hong-Kong që synojnë separatizmin, përmbysjen e pushtetit shtetëror, terrorizmin dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet bashkëpunimit me forcat e jashtme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore