Kina raporton rritje të fluksit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta

2020-06-19 11:17:10 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat zyrtare tregojnë se investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kinën kontinentale u shtuan me 7.5 për qind në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 69 miliardë juanë, ose rreth 10 miliardë dollarë amerikanë.

Nga janari deri në maj, investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kinë arritën në 355 miliardë juanë, 3.8 për qind më pak në krahasim me pesë muajt e parë të 2019-s.

Investimet e drejtpërdrejta jashtë vendit gjatë kësaj periudhe u ulën me 1.6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke shkuar në 296 miliardë juanë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore