Zhvillohet videokonferenca e nivelit të lartë për bashkëpunimin ndërkombëtar mbi "Një brez, një rrugë"

2020-06-19 10:19:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten në mbrëmje, anëtari i përhershëm i Këshillit të Shtetit të Kinës Wang Yi drejtoi në Pekin videokonferencëne nivelit të lartë për bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me nismën "Një brez, një rrugë". Ministrat e jashtëm dhe zyrtarë në nivel ministrash nga 25 vende, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, zv.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe administratori i Programit të Zhvillimit të OKB-së Achim Steiner ishin të pranishëm në këtë videokonferencë.

Wang Yi theksoi se tani lufta kundër epidemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë janë detyrat urgjente të të gjitha vendeve. Pala kineze dëshiron të forcojë me përparësi bashkërendimin me partnerët e nismës "Një brez, një rrugë", duke përfshirë përkrahjen kundër epidemisë, rikthimin e zhvillimit ekonomik-shoqëror dhe mbajtjen parasysh në mënyrë aktive të nevojave të partnerëve të bashkëpunimit në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Kina gjithashtu është e gatshme për ndërtimin e kanaleve të shpejta për lëvizjen ndërkufitare të njerëzve e mallrave ndërmjet vendeve e rajoneve të nismës "Një brez, një rrugë", mbajtjen e mbledhjes së ministrave të transportit të vendeve partnere të kësaj nisme, ruajtjen e funksionimit të lirshëm të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, zhvillimin e përbashkët të "biznesit elektronik të Rrugës së Mëndafshit" dhe nxitjen e ndërtimit të qyteteve inteligjente dhe të bashkëpunimit për zhvillimin e gjelbër.

Në emër të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Achim Steiner-i mbajti një fjalim, ku u shpreh se epidemia provoi përsëri se nuk ka zgjidhje tjetër përveç përkrahjes së multilateralizmit e forcimit të solidaritetit dhe bashkëpunimit për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm. Ai shtoi se Kina po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm për përkrahjen e agjendës së zhvillimit të vazhdueshëm global dhe se bashkëpunimi në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" do të ndihmojë çdo palë të përballojë më mirë ndikimin e epidemisë mbi ekonominë, shoqërinë dhe mjedisin. OKB-ja e vlerëson lart nismën "Një brez, një rrugë" dhe dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me çdo palë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore