ShBA-ja, "mbrojtësja e të drejtave të njeriut" që shkel të drejtat e njeriut

2020-06-19 20:06:53 CRI Komenti juaj Printoni

Më 17 qershor në Gjenevë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së zhvilloi mbledhjen e Sesionit të 43-të të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, ku u diskutuan çështjet mbi të drejtat e njeriut të ShBA-së.

Kjo është mbledhja e parë urgjente e këtij këshilli të OKB-së mbi të drejtat e njeriut të SHBA-së. Para kësaj mbledhjeje, për vdekjen e afro-amerikanit Floyd, institucionet përkatëse të të drejtave të njeriut pranë OKB-së kanë bërë denoncime të shumta ndaj veprimeve të dhunshme raciale të forcave amerikane për zbatimin e ligjit.

Megjithëse ShBA-ja e quan veten si "pishtar të lirisë", "mbrojtëse e të drejtave të njeriut", por në fakt, ajo është e përfshirë pothuajse gjithnjë në njollosje që shkelin të drejtat e njeriut në mënyrë të vazhdueshme dhe me përmasa të mëdha.

ShBA-ja është vendi me më shumë armë për frymë dhe me nivel shumë të lartë kriminaliteti. Shumë raste tragjike me armë janë bërë plagë të pashërueshme për ShBA-në.

Krahas kësaj, edhe pakicat kombëtare me origjinë afrikane dhe ameriko-latine kanë qënë pre e pabarazisë së ashpër. Jo rrallëherë, efektivët e policisë kanë qëlluar e madje vrarë brutalisht qytetarët afro-amerikanë. Një rast klasik ishte vdekja e Floyd-it që shkaktoi protesta të ndezura brenda dhe jashtë ShBA-së.

Në ShBA, 70% e femrave kanë vuajtur nga dhuna familjare ose seksuale. Keqtrajtimet dhe diskriminimi kanë shkaktuar probleme të frikshme shoqërore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore