Presidentët e KON-it dhe FIFA-s theksojnë rëndësinë e sporteve gjatë pandemisë

2020-06-19 17:41:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) Gianni Infantino thanë se sporti është më i rëndësishëm se kurrë për të luftuar pandeminë COVID-19.

Dy presidentët u takuan në Muzeun Olimpik në Lozanë të Zvicrës të enjten, për të diskutuar gjendjen e tanishme me të cilën përballet sporti dhe Lojërat e shtyra Olimpike në Tokio.

Infantino iu bashkua KON-it pasi u zgjodh anëtar gjatë Sesionit të 135-të të KON-it më 10 janar 2020. Ai do të marrë pjesë në Sesionin e ardhshëm të mbajtur në internet në 17 korrik 2020. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore