Ministri kinez: Gati 11 milionë studentë do t'i nënshtrohen në korrik provimit Gaokao

2020-06-19 17:40:58 CRI Komenti juaj Printoni

Një total prej 10.71 milionë studentësh do të marrin pjesë në provimin shtetëror për pranimin në shkollat e larta në Kinë më 7 dhe 8 korrik, ose 400 mijë të rinj më shumë se vitin e kaluar, njoftoi të premten Ministria e Arsimit.

Në mbarë Kinën do të ngrihen mbi 7000 qendra provimesh, përfshirë rreth 400 mijë auditore dhe 945 mijë anëtarë të stafit akademik që do të monitorojnë ose ofrojnë shërbime të ndryshme.

Wang Hui, një zyrtar nga Ministria e Arsimit, tha se provimi do të jetë ngjarja më e madhe e organizuar në vend që nga shpërthimi i epidemisë COVID-19. Provimi, i njohur gjithashtu si gaokao, vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për studentët kinezë. Ai shihet si një sistem i drejtë për të zgjedhur talente dhe për të ndryshuar fatin e fëmijëve nga familjet e varfëra. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore