Kina kundërshton ashpër miratimin nga ShBA-ja të të ashtuquajturit projektligj mbi Xinjiang-un

2020-06-18 11:33:08 CRI Komenti juaj Printoni

ShBA-ja ka miratuar të ashtuquajturin "Akt I politikave për të drejtat e njeriut të ujgurëve 2020". Ky i ashtuquajtur projektligj hedh baltë qëllimisht mbi situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang-un e Kinës, sulmon me keqdashje politikën e qeverisë kineze për qeverisjen në Xinjiang, shkeli në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar e normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës. Qeveria dhe populli kinez shprehin indinjatë dhe kundërshtim të fortë për këtë.

Punët e ndryshme të zhvilluara në Xinjiang kanë frenuar në mënyrë efektive aktivitetet terroriste që kanë qenë të shpeshta dhe të dhunshme, kanë ruajtur unitetin dhe sigurinë kombëtare në një masë më të madhe dhe kanë garantuar të drejtat themelore të banorëve të të gjitha kombësive në Xinjiang, duke përfshirë të drejtat e jetës, shëndetit dhe zhvillimit. Gjatë tre vjetëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast dhune në Xinjiang, kombësitë në Xinjiang janë të barabarta e të bashkuara dhe jeta e banorëve është e qëndrueshme dhe paqësore. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë përgjithësisht komente pozitive për politikën e qeverisë kineze për qeverisjen e Xinjiang-ut.

Çështjet e Xinjiang-ut janë thjesht punë të brendshme të Kinës, dhe nuk lejohet asnjë ndërhyrje e huaj. Qeveria dhe populli kinez janë të vendosur për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe interesat e zhvillimit kombëtar.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore