ABC-ja njofton programin e vet për sezonin 2020-2021

2020-06-18 10:47:18 CRI Komenti juaj Printoni

 

ABC-ja njoftoi programin për sezonin 2020-2021, duke përfshirë rikthimin e "The Bachelorette" dhe të lojës klasike "Supermarket Sweep" me drejtuese Leslie Jones.

Nuk janë përcaktuar data premierash, pasi shumica e prodhimeve janë ndalur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Datat do të shpallen pasi të rifillojë prodhimi dhe rrjeti televiziv ta dijë me siguri se kur mund të rinisë transmetimin e shfaqjeve të veta.

ABC-ja thotë se sezonet e reja të "American Idol", "The Bachelor", "For Life" dhe "Mixes-ish" do të transmetohen në një moment gjatë fazës së dytë të programimit të sezonit.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore