Rritet qarkullimi i trenave të mallrave Kinë-Evropë nëpërmjet rrugëkalimit Alataw në Xinjiang

2020-06-18 10:40:07 CRI Komenti juaj Printoni

Në rrugëkalimin Alataw në Rajonin Autonom të Xinjiang-Uygurit ka pasur një rritje të qarkullimit të trenave të mallrave nga Kina për në Evropë e anasjellas në pesë muajt e parë të vitit.

Gati 1700 trena kaluan përmes Alataw-it gjatë kësaj periudhe, 40% më shumë në krahasim me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar.

Nga janari deri në maj, importet dhe eksportet u rritën me 9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në më shumë se 10 milionë tonë.

Dogana ka thjeshtuar procedurat e zhdoganimit për të siguruar funksionimin normal të trenave gjatë periudhës së pandemisë.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore