Xi kryeson samitin Kinë-Afrikë, bën thirrje për solidaritet për të mposhtur COVID-19

2020-06-18 10:19:19 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti Xi Jinping ka premtuar se Kina do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur reagimin ndaj COVID-19 në Afrikë.

Kina dhe Afrika zhvilluan të mërkurën një videosamit lidhur me solidaritetin kundër koronavirusit të ri.

Xi Jinping-u u bëri thirrje të dy palëve të punojnë së bashku për të krijuar një bashkësi shëndetësore kino-afrikane për të gjithë.

"COVID-19 po vazhdon të ndikojë në shumë pjesë të botës. Kina dhe Afrika përballen me detyrën e vështirë të luftimit të virusit, ndërsa stabilizojnë ekonominë dhe mbrojnë jetesën e njerëzve. Ne duhet të mobilizojmë burimet e nevojshme, të vijojmë bashkëpunimin dhe të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur jetën e shëndetin e njerëzve dhe për të minimizuar ndikimin e COVID-19," tha kreu i shtetit kinez.

Xi Jinping-u premtoi se, pas krijimit të një vaksine për COVID-19 në Kinë, vendet afrikane do të jenë ndër të parat që do të përfitojnë.

Ai gjithashtu njoftoi se Kina do të anulojë borxhin e huave qeveritare me interes zero të disa vendeve afrikane që do të maturohen brenda këtij viti.

Kina gjithashtu do të fillojë para afatit ndërtimin e selisë së Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Afrikës sivjet dhe do të shpejtojë ndërtimin e Spitaleve të Miqësisë Kinë-Afrikë.

Afrika ka deri mbi 250 000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe më shumë se 6 700 vdekje.

Udhëheqësit që morën pjesë në samit, publikuan një deklaratë të përbashkët, ku u shprehën se të dy palët do të konsolidojnë më tej bashkëpunimin dhe do të mbështesin Kombet e Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë në udhëheqjen e betejës kundër pandemisë.

Ata gjithashtu ranë dakord të kundërshtojnë politizimin e pandemisë së COVID-19 dhe të qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur barazinë e drejtësinë në botë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore