I dërguari kinez i kërkon BE-së të mos krijojë barriera të reja tregtare nën pretekstin e subvencioneve

2020-06-18 17:40:59 CRI Komenti juaj Printoni

Misioni kinez në Bashkimin Evropian (BE) i kërkoi të mërkurën organit pan-europian të mos krijojë barriera të reja tregtare nën pretekstin e subvencioneve.

"Shpresojmë që masat përkatëse të BE-së do të përputhen me parimet themelore të OBT-së (Organizata Botërore e Tregtisë), të mbajnë të qartë lëvizjet proteksioniste dhe të përmbahen nga krijimi i barrierave të reja tregtare nën pretekstin e subvencioneve", tha një zëdhënës i misionit , duke i bërë thirrje BE-së të nxisë "një mjedis të mirë biznesi për funksionimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve me investime të huaja".

Të mërkurën, BE-ja nxorri një libër të bardhë për subvencionet e huaja, e cila është e hapur për konsultime publike. Sipas gazetës, do të merren masa për "adresimin e efekteve shtrembëruese të subvencioneve të huaja në tregun e vetëm të BE-së".

BE-ja duhet të shmangë "dërgimin e sinjaleve negative" në botën e jashtme, veçanërisht në kohën kur vendet po bashkojnë forcat për të luftuar pandeminë COVID-19, tha zëdhënësi.

"Subvencioni është një instrument i përdorur zakonisht nga politika," nënvizoi zëdhënësi, duke përmendur se vendet e zhvilluara janë përdoruesit kryesorë të politikave mbi subvencionet.

Kina po ndjek rregullat e OBT-së dhe angazhimet e saj, tha zëdhënësi, duke theksuar se "masat e subvencionit të Kinës janë krijuar kryesisht për të nxitur mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë, për të mbështetur veprimtaritë e kërkim-zhvillimit dhe risisë dhe për të nxitur optimizimin e strukturës së korporatës."

"Kina respekton rreptësisht parimin e transparencës së OBT-së mbi subvencionet duke bërë njoftime të rregullta për rishikimin, rregullimin dhe zbatimin e ligjeve, rregulloreve dhe masave përkatëse," shtoi zëdhënësi.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore