Kina me platformë digjitale për panairin e tregtisë së shërbimeve kryesore

2020-06-18 17:39:36 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i tregtisë elektronike "JD.com" ka siguruar mbështetje teknike për operacionet digjitale, përfshirë faqen e internetit zyrtare, një aplikacion, një sistem regjistrimi dhe një sistem shërbimi ndaj klientit për panairin.

Duke përdorur rrjetin 5G dhe teknologji të realitetit virtual (VR), pjesëmarrësit mund të realizojnë konferenca të drejtpërdrejta dhe video për të promovuar produktet e tyre dhe për të kryer transaksione tregtare, të mbështetur nga përkthimi në kohë reale.

Zëvendësdrejtori i Zyrës Tregtare të Pekinit, Sun Yao, tha se këto platforma në internet do të ndihmojnë në heqjen e pengesave rajonale dhe gjuhësore.

"Qëllimi është të ndërtojmë një platformë me ndikim për shkëmbime ndërkombëtare dhe bashkëpunim në tregtinë e shërbimeve në ndihmë të zbutjes së ndikimit të COVID-19."

Drejtori i Përgjithshëm i Columbia China League Joel Gallo tha se ka shumë përfitime për platformën në internet.

"Së pari është aftësia për të arritur një audiencë më të gjerë. Së dyti, mund të jetë me kosto më efektive për pjesëmarrësit në mënyrë që më shumë njerëz të mund të marrin pjesë. Së treti, interneti të mundëson krijimin e dhomave virtuale të specializuara të bisedave që mundësojnë diskutimin vijues."

Ai shtoi se sektorët që janë shumë të përshtatshëm për platformën elektronike si arsimi dhe teleshëndetësia mund të përfitojnë më shumë nga platforma e re.

"COVID-19 ka zhbërë modelet tradicionale të arsimit. Në Kinë, vitet e fundit kanë dalë shumë portale udhëzimesh arsimore dhe kjo prirje do të vazhdojë. Dhe ju keni sektorë të shërbimeve në zhvillim, përfshirë telemjekësinë dhe teleshëndetësinë, pasi diagnostikimi dhe procedurat mjekësore kryhen gjithnjë e më shumë nga distanca."

Këtë vit, Kina do të organizojë Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve në Pekin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore