Pekin dhe Cangzhou, mbahet videokonferenca për shkëmbimin e informacionit Kinë-EQL

2020-06-17 17:41:22 CRI Komenti juaj Printoni

Më 16 qershor u mbajt njëkohësisht në Pekin dhe Cangzhou videokonferenca e bisedimeve për shkëmbimin e informacionit dhe rifillimin e punës e të prodhimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të vendeve të Europës Qendrore e Lindore, me temën "shkëmbimi i informacionit dhe aktivizimi i bashkëpunimit të ndërmarrjeve". Huo Yuzhen, përfaqësuesja e posaçme për Bashkëpunim midis Kinës-dhe vendeve EQL, tha që qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është të lehtësonjë presionin e punësimit në vende të ndryshme dhe të pakësojë humbjet ekonomike. Linja hekurudhore Kinë-Europë mund të shërbejë si një urë në bashkëpunimin dypalësh, duke lejuar që banorët e 18 vendeve të gëzojnë përfitime të prekshme. Në këtë videokonferencë morën pjesë përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore