Rritet eksporti i biçikletave kineze

2020-06-17 11:37:29 CRI Komenti juaj Printoni

Biçikletat e prodhuara në Kinë janë bërë shumë popullore në vendet evropiane dhe amerikane që nga maji.

Kompantitë kineze të prodhimit të biçikletave kanë pasur një rritje të shitjeve jashtë vendit së fundmi, veçanërisht në Evropë.

"Phoenix", një nga markat më të vjetra të biçikletave në Kinë, është një prej tyre.

Rritja ka ardhur për shkak se qytetarët mund të dalin jashtë tani, teksa vendet evropiane po lehtësojnë masat kufizuese dhe shumë njerëz parapëlqejnë biçikletat në vend të transportit publik, për të shmangur sëmundjen.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore