Kina i kërkon Indisë të ndalojë provokimet pas përleshjeve të ashpra në kufi

2020-06-17 11:15:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i ka kërkuar Indisë të ndalojë agresionin në kufirin midis dy vendeve, pas përplasjeve fizike në rajonin e luginës Galwan të hënën.

Tre ushtarakë indianë thuhet se u vranë në "përleshjen e dhunshme", por Kina nuk ka dhënë numrin e saktë të viktimave.

Incidenti ndodhi më pak se 10 ditë pasi të dy palët arritën një konsensus për shtendosjen e situatës në zonën kufitare, në një takim në nivel komandantësh.

Ministria e Jashtme kineze ka fajësuar forcat indiane për shkeljen e konsensusit, duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke sulmuar ushtarët kinezë.

Ajo kërkon që pala indiane të frenojë trupat e saj të frontit që të mos kalojnë kufirin, dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme që mund ta ndërlikojnë gjendjen. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore