Xi, bisedime telefonike me homologët ngaTaxhikistani e Ekuadori mbi COVID-19

2020-06-17 11:02:18 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi JInping ka diskutuar mënyrat për të forcuar bashkëpunimin për luftën kundër COVID-19 gjatë bisedimeve të veçanta telefonike me homologët e tij nga Taxhikistani dhe Ekuadori.

Xi Jinping-u u bëri thirrje Kinës dhe Taxhikistanit të bashkërendojnë përpjekjet për të frenuar epideminë, të promovojnë tregtinë dypalëshe dhe të sigurojnë zbatimin e projekteve kryesore në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

Ai tha po ashtu se Kina do të bëjë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të nxitur bashkëpunimin me Ekuadorin në fusha të tilla si vaksinat dhe studimi e prodhimi i ilaçeve.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore