Pekini ngre nivelin e reagimit emergjent për COVID-19

2020-06-17 10:34:58 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini e ka ngritur reagimin emergjent ndaj COVID-19 nga niveli i tretë në atë të dytë, pas një numri rastesh të reja të raportuara në qytet.

Zv.sekretarja e përgjithshme e Bashkisë së Pekinit Chen Bei thotë se në qytet është raportuar një rritje dyshifrore e rasteve të reja çdo ditë:

"Sipas grupit drejtues për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 në Pekin, ne, pasi aplikuam për miratim në përputhje me procedurën, vendosëm të ngremë reagimin emergjent në Pekin nga niveli i tretë në nivelin e dytë, duke filluar nga tani, 16 qershor."

Masat parandaluese do të zbatohen në tregje, restorante dhe mensa, punonjësit e të cilave duhet të mbajnë maska dhe doreza.

Disa sporte ekipore do të ndalohen, ndërsa objektet kulturore do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Pekin janë konfirmuar mbi 100 raste të transmetuara brenda qytetit që nga 11 qershori, shumica prej tyre të lidhura me tregun e shumicës "Xinfadi".

Tregu është mbyllur, ndërsa produktet e kafshëve detare janë hequr, sepse është thënë që virusi u gjet në një dërrasë për përpunimin e salmonit të importuar.

Njëmbëdhjetë lagje banimi aty pranë janë mbyllur dhe është kryer testimi në masë i acidit nukleik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore