Kinë, regjistrohet bum në industrinë e transmetimit të drejtpërdrejtë

2020-06-17 21:23:14 CRI Komenti juaj Printoni
Kina ka regjistruar një rritje të shpejtë në industrinë e saj të transmetimit të drejtpërdrejtë gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, regjistrimet vjetore të kompanive kineze të transmetimit të drejtpërdrejtë arritën në 5684, një rritje mbi 17-fish në krahasim me një dhjetëvjeçar më parë, sipas të dhënave të lëshuara nga Qcc.com, një platformë e sistemit të kërkimit për nivelin e besueshmërisë së ndërmarrjeve.

Industria e transmetimit të drejtpërdrejtë arriti zhvillim të shpejtë sidomos gjatë epidemisë COVID-19. Që nga marsi, regjistrimi mujor i drejtpërdrejtë arriti një rekord të lartë. Në maj, numri u rrit në 2877, ose 684 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Transmetimi i drejtpërdrejtë mbulon një gamë të gjerë fushash, përfshirë tregtinë elektronike, lojëra në internet dhe argëtimin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore