Departamenti amerikan i Drejtësisë padit Bolton për të bllokuar "Rrëfimet nga Shtëpia e Bardhë"

2020-06-17 21:16:35 CRI Komenti juaj Printoni

Administrata e Trump-it ka paditur ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton për të bllokuar botimin e një libri për të cilin Shtëpia e Bardhë thotë se përmban informacione që konsiderohen sekrete shtetërore dhe do cenonin sigurinë kombëtare të SHBA-së nëse do bëheshin publike.

Padia vjen pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump se Bolton-i mund të përballet me një "çështje kriminale" nëse nuk ndalon botimin e librit.

Administrata thotë se Bolton-i nuk ka paraqitur një përmbledhje para botimit për të siguruar që dorëshkrimi nuk përmban informacion të klasifikuar.

Por avokati i Bolton-it tha se Shtëpia e Bardhë po përdor shqetësimin e sigurisë kombëtare si pretekst për të censuruar ish-këshilltarin. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore