Koreja e Veriut nuk pranon të ulet me autoritetet koreanojugorebsp;

2020-06-17 20:56:38 CRI Komenti juaj Printoni
Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut tha se qeveria e tij nuk do të ulet së bashku me autoritetet e Koresë së Jugut, duke shtuar se "nuk do të ketë as shkëmbim e as bashkëpunim në të ardhmen".

Pheniani ndërpreu të gjitha linjat e komunikimit me Seulin një javë më parë dhe shpërtheu të martën ndërtesën e përbashkët të zyrës ndërlidhëse në Zonën Industriale Kaesong në afërsi të kufirit me Korenë e Jugut.

Zyra ndërlidhëse u hap në shtatorin e vitit 2018, si pjesë e Deklaratës së Panmunjom-it të nënshkruar nga të dy palët.

Peniani ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Seulit për të dërguar një përfaqësues të posaçëm në Veri për të lehtësuar tensionet e tanishme në gadishull.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u tensionuan këtë muaj ndërsa Peniani protestoi ndaj fletëpalosjeve kundër Koresë së Veriut të hedhura përtej kufirit nga grupe koreanojugore. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore