Kina shtyn lëshimin e satelitit të "Beidou"-t

2020-06-16 10:46:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka shtyrë nisjen e satelitit të fundit të sistemit të navigimit "Beidou-3", që ishte planifikuar për të martën në mëngjes.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve "Xinhua", disa probleme u gjetën gjatë një testimi paralëshimi në raketën mbartëse.

Koha e re e lëshimit do të vendoset më vonë.

Ndërtimi i sistemit "Beidou-3" filloi në vitin 2009.

Ky do të jetë sistemi i katërt i navigimit satelitor global, pas GPS-it, GLONASS-it dhe "Galileo"-s. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore