Kina: Arrestimi i Meng Wanzhou-t, "komplot politik"

2020-06-16 10:21:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme kineze ka ritheksuar se arrestimi i kryezyrtares financiare të "Huawei"-t Meng Wanzhou është një komplot politik i Shteteve të Bashkuara për të dëmtuar kompanitë kineze të teknologjisë së lartë.

Komentet e diplomacisë kineze u bënë pasi dokumentet e sapohapura të gjykatës kanadeze zbuluan se FBI-ja e këshilloi Shërbimin Kanadez të Zbulimit (CSIS) për ta arrestuar Meng-un pa përfshirjen e FBI-së.

Memorandumi për CSIS-in ishte i datës 1 dhjetor 2018, po ajo ditë kur Meng u arrestua në Vankuver.

Avokatët e Meng Wanzhou-t deklaruan se memorandumi vërteton se autoritetet kanadeze qëllimisht u përpoqën ta fshehin përfshirjen e FBI-së në këtë çështje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore