Eksperti: Tre ditët e ardhshme, vendimtare për betejën e Pekinit kundër COVID-19

2020-06-16 10:15:11 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekspert kinez i mjekësisë thotë se numri i rasteve të reja të COVID-19 në Pekin në tre ditët e ardhshme do të jetë kyç për të parashikuar se si do të zhvillohet situata pandemike në qytet.

Wu Zunyou është kryeepidemiologu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Duke folur për rastet e reja të COVID-19 në Pekin, ai u shpreh:

"Rasti i parë i konfirmuar në Pekin u raportua më 11 qershor. Qyteti filloi reagimin në 12 dhe 13 qershor, me masa në kohë dhe efektive. Ata që janë infektuar, nëse do të kenë simptoma, do t'i shfaqin ato më 16 qershor, ose një ditë më pas, 17 qershor. Kështu që, nëse nuk do të ketë shumë raste të reja të raportuara brenda disa ditëve në vijim, atëherë shpërthimi do të jetë nën kontroll në përafërsisht të njëjtin nivel si tani."

Wu thotë se ata po përpiqen të kuptojnë arsyet e shpërthimit të kohëve të fundit, pasi në Pekin nuk kishte asnjë rast të COVID-19 për gati dy muaj.

Ai mendon se virusi mund të jetë sjellë në qytet nga produktet e importuara ose është përhapur nga një bartës i pazbuluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore