Pekini heton vizitorët në tregun me shumicë ku u shfaqën rastet e reja të COVID-19

2020-06-16 10:11:57 CRI Komenti juaj Printoni

200 mijë njerëz që vizituan kohët e fundit tregun me shumicë "Xinfadi" në Pekin, ku janë shfaqur ditët e fundit rastet e reja të COVID-19, tani po hetohen.

Në qytet janë konfirmuar 106 raste të reja të koronavirusit nga e enjtja deri të hënën, shumica e tyre të lidhura me "Xinfadi"-në

Tregu është mbyllur, ndërsa një treg tjetër i shumicës, i quajtur "Yuquandong", gjithashtu është mbyllur përkohësisht, pasi disa prej punonjësve të tij, që gjithashtu punojnë në "Xinfadi", janë testuar pozitivë për COVID-19.

Anëtari i grupit drejtues për parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 në Bashkinë e Pekinit Xu Ying thotë se lagjet e banimit pranë dy tregjeve janë mbyllur.

"Mbi 8 000 shitësve, blerësve dhe pjesëtarëve të stafit në tregun 'Xinfadi' iu bënë teste të acidit nukleik të hënën dhe janë transferuar në pikat e vëzhgimit mjekësor. Njëmbëdhjetë lagje banimi pranë tregut 'Xinfadi' kanë nisur menaxhimin e mbyllur, ashtu si dhe dhjetë lagje të tjera afër tregut 'Yuquandong'. Ne po bëjmë teste të acidit nukleik për 90 000 banorë që jetojnë në këto lagje," bëri të ditur ai.

Blerësit në tregun "Xinfadi" gjatë dy javëve të fundit do të bëjnë gjithashtu teste të acidit nukleik dhe do të hyjnë në karantinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore