"Nuk mund të marr frymë" tregon standardet e dyfishta të ShBA-së

2020-06-15 08:53:15 CRI Komenti juaj Printoni

Vdekja e afroamerikanit Xhorxh Floid ka ngjallur zemëratë dhe protesta të gjera kundër racizmit në ShBA. Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi të shtunën një koment ku thuhet se: "Shtypja pa mëshirë nga policia e protestave ka shpuar "flluskën" e Ëndrrës Amerikane, duke nxjerrë në pah hipokrizinë e autoriteteve të ShBA-së".

Vjet, kur protestat në Hong-Kong u shndërruan në të dhunshme, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nansi Pelosi i vlerësoi ato si "një peizazh i bukur". Tani, ajo dhe kolegët e saj mund të "shijojnë" këtë "bukuri" nga dritaret e tyre. Ata kanë harruar se i kanë konsideruar vandalët në Hong-Kong si "heronj", por i quajnë protestat e dhunshme në ShBA si "veprime terroriste". Ata akuzuan policët hongkongas, të cilët zbatuan ligjin në mënyrë të matur, por mendojnë se është e drejtë të përdorin forcë për të shtypur protesta të tilla në vendin e tyre. Prandaj, këtë herë, kur ngjarje të ngjanshme ndodhin në ShBA, kryeekzekutivja e Hong-Kongut Carrie Lam shprehu dënimin e saj, duke kritikuar njëkohësisht zbatimin e standardeve të dyfishta.

Standardet e dyfishta janë një metodë e zakonshme që përdoret në politikën e jashtme amerikane të ndikuar thellësisht nga makiavelizmi dhe një qëndrim i hegjemonisë. Në këtë mënyrë, ShBA-ja mbron sundimin e saj në botë me parimin: "Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë".

Përveç kundërvënies ndaj Kinës dhe vendeve të tjera me mendësinë e Luftës së Ftohtë, ShBA-ja po ndërmerr veprime të njëanshme edhe ndaj aleatëve tradicionalë. Vitet e fundit, ajo është tërhequr nga shumë marrëveshje dhe organizata ndërkombëtare, si Traktati i Parisit për ndryshimin klimatik, UNESCO-ja, Marrëveshja për Çështjen Bërthamore të Iranit, Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së etj.

Përdorimi i standardeve të dyfishta dhe njëanshmëria kanë shtuar paqëndrueshmërinë e politikës së jashtme amerikane dhe mosbesimin ndërmjet ShBA-së dhe vendeve të tjera. Këto veprime janë si shpata e Damokleut, duke përbërë kërcënim edhe për vetë ShBA-në.

Mrekulli
Lajmet Kryesore