Kina, e gatshme të lëshojë satelitin e fundit të sistemit të navigimit "Beidou-3"

2020-06-15 11:49:30 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e gatshme të nisë satelitin e fundit të sistemit të vet të navigimit satelitor "Beidou-3", në fundin e muajit sipas planifikimit.

Tashmë kanë përfunduar testimi teknik i satelitit, procedurat e paralëshimit etj., ndërsa raketa ka kaluar edhe të gjitha procedurat e saj të testimit.

Raketa planifikohet të mbushet me karburant sot.

Sistemi i Navigimit Satelitor "Beidou" i krijuar nga Kina, synon të zhvillojë infrastrukturën hapësinore për shërbime të sakta të navigimit, pozicionimit dhe përcaktimit të kohës.

Kina filloi ta ndërtojë sistemin "Beidou-3" në vitin 2009.(Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore