Pekin, 36 raste të reja të COVID-19 u raportuantë dielën

2020-06-15 11:46:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeqyteti i Kinës raportoi 36 raste të reja të COVID-19 të dielën, duke e çuar numrin e të prekurve nga shpërthimi i ri në 79.

Autoritetet bashkiake të shëndetësisë po bëjnë përpjekje për gjetjen e burimit të virusit dhe të mënyrës së përhapjes së tij.

Zyrtarët sugjeruan më parë se ky variant i virusit mund të ketë ardhur nga Evropa, mbështetur në renditjen e gjenomit.

Shumë prej rasteve të raportuara qysh nga e enjtja u zbulua se kanë pasur lidhje me tregun e shitjes me shumicë të produkteve bujqësore e blegtorale "Xinfadi", në distriktin Fengtai.

Një dërrasë që përdorej për pastrimin e salmonit, u raportua se përmbante koronavirusin e ri.

Një inspektim i gjithanshëm është në zhvillim e sipër në të gjitha tregjet në mbarë qytetin dhe të gjitha produktet detare të importuara janë hequr prej tyre. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore