Nënshkruhen 35 marrëveshje investimesh mbi Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it

2020-06-15 11:29:19 CRI Komenti juaj Printoni

Janë nënshkruar 35 projekte investimesh për Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it, duke përfshirë 8 me financim të huaj.

Vlera e projekteve i kalon 6.4 miliardë juanët, ose mbi 900 milionë dollarë amerikanë.

Ato përfshijnë fusha si ndërtimi, zhvillimi industrial dhe shërbimet publike në portin e tregtisë së lirë.

Gjiganti francez i energjetikës EDF, Bursa e Shenzhen-it dhe kompania ajrore "China Eastern Airlines" janë ndër ndërmarrjet pjesëmarrëse.

Kina ka publikuar këtë muaj një plan lidhur me Portin e Tregtisë së Lirë të Hainan-it, që synon kthimin e tërë ishullit Hainan në një port të tregtisë së lirë të nivelit të lartë me ndikim global deri në mes të shekullit.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore