Kina fillon reagimin emergjent ndaj përmbytjes në Guizhou

2020-06-15 10:48:27 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë aktivizuar reagimin emergjent mes përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga stuhitë e shiut në Guizhou.

Një ekip i veçantë pune është dërguar në zonat e prekura për të ofruar ndihmë për përballimin e fatkeqësisë.

Përmbytjet kanë prekur mbi 430 mijë banorë deri të dielën, duke shkaktuar 10 të vdekur, kurse 14 të tjerë janë të humbur.

Rreth 100 shtëpi janë shembur dhe mbi 8 000 të tjera janë dëmtuar, ndërsa humbjet e drejtpërdrejta ekonomike vlerësohet se arrijnë në mbi 120 milion dollarë amerikanë. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore