Pekin: Furnizimi me mallra të përdorimit të përditshëm mbetet i qëndrueshëm, me gjithë mbylljen e tregut

2020-06-15 09:41:01 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët e Bashkisë së Pekinit thonë se furnizimi i përgjithshëm me mallra të përdorimit të përditshëm në qytet mbetet i qëndrueshëm.

Tregu më i madh i shumicës në qytet u mbyll përkohësisht, pasi thuajse të gjitha rastet e reja me COVID-19 të raportuara gjatë ditëve të fundit u konfirmua se ishin të lidhura me atë treg.

Wang Hongcun-i, inspektor në Zyrën të Tregtisë të Bashkisë së Pekinit, thotë se përgjigjja e tregut është më e mirë sesa pritej pas mbylljes së Xinfadi-së, pasi janë marrë masa për të siguruar furnizimin e duhur ushqimor.

"Sektori i tregtisë ka treguar se, falë gatishmërisë, reagimit të shpejtë, kanaleve pa pengesa dhe furnizimit të shpejtë, ka qenë në gjendje të kompensojë mungesat e mallrave të përdorimit të përditshëm, si perimet, për të cilat njerëzit janë më të shqetësuar," u shpreh Wang Hongcun-i.

Disa klientë thonë se nuk shqetësohen për mungesën e furnizimit me ushqime.

"Rastet e reja të konfirmuara kishin një efekt psikologjik te njerëzit. Por nuk mendoj se do të bëhet një problem i madh dhe se do të ndikojë në furnizimin me ushqim," shprehet një prej tyre.

Një inspektim i plotë është kryer në tregjet në të gjithë Pekinin, ndërsa produktet detare të importuara janë hequr nga tregjet, pasi njoftohet se koronavirusi ishte gjetur në një dërrasë për pastrimin e salmonit në Xinfadi.

Niveli i përgjigjes emergjente në shumicën e vendeve publike është rritur si masë paraprake.

Mrekulli
Lajmet Kryesore