Bisedimet Kinë-EQL për rifillimin e prodhimit do të mbahen në internet

2020-06-15 20:53:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian deklaroi në një konferencë shtypi se bisedimet dhe shkëmbimet për rifillimin e prodhimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme Kinë- Vende të Europës Qendrore e Lindore do të mbahen më 16 qershor në internet.

Zhao u shpreh që Kina është e gatshme të shtojë shkëmbimet me vendet EQL dhe të krijojë më shumë raste për rifillimin e punës dhe prodhimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme të të dy palëve, për të pakësuar sa më shumë ndikimet që shkaktoi epidemia te biznesi.

"Këtë herë do të aktivizohet platforma e shërbimeve Kinë-EQL për bashkëpunimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në internet, do të publikohen informacionet për ndërmarrjet pjesëmarrëse dhe krahas këtyre, mbi 300 ndërmarrje do të zhvillojnë bisedime dhe shkëmbime mbi 'industri, prodhim industrial', 'investime tregtare, bujqësi', 'turizëm, shkëmbime kulturore' dhe 'shëndetësi'," tha zëdhënësi Zhao Lijian në një konferencë për shtyp në Pekin. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore