Zyrtari: Kapacitetet e testimit të Pekinit mund ta përmbushin kërkesën

2020-06-14 12:22:43 CRI Komenti juaj Printoni

Funksionimi i tregut më të madh të shitjes me shumicë të produkteve bujqësore në Pekin është pezulluar për të bërë dezinfektimin, pasi disa prej atyre që punojnë aty kanë dalë pozitivë për koronavirusin e ri.

I gjithë personeli në kontakt të ngushtë me tregun që nga 30 maji, do t'i nënshtrohet testimit të acidit nukleik.

Autoritetet thonë se qyteti tani ka 98 institucione të kualifikuara për testimin, me një kapacitet ditor mbi 90 000.

Gao Xiaojun, zëdhënësi i Komitetit të Shëndetësisë të Pekinit, tha se kapacitetet e testimit të Pekinit mund ta përmbushin kërkesën.

Pekini raportoi një rast të konfirmuar të COVID-19 të enjten dhe gjashtë të tjera të premten.

Të gjitha rastet kanë të bëjnë me persona që kanë lidhje me tregun ose që kanë pasur kontakte të ngushta me ta.

Pekini do të forcojë inspektimet e tregjeve ushqimore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore