19-vjetori i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

2020-06-13 10:52:14 CRI Komenti juaj Printoni

15 qershori është 19-vjetori i krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Gjatë 19 vjetëve kjo organizatë është bërë një forcë e rëndësishme në këtë rajon dhe në botë. Organizata e Bashkëpunimit të Shangait buroi nga mekanizmi i "takimeve të 5 vendeve në Shangai", i përbërë nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizistani dhe Taxhikistani.

Më 15 qershor 2001, kur u krijua në Shangai të Kinës, Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ishte vetëm një organizatë e palëve të interesuara për të forcuar besimin dhe për të negociuar çarmatimin në zonat kufitare, por tani është bërë organizata rajonale me shtrirjen më të gjerë dhe popullsinë më të madhe. Vëllimi i ekonomisë dhe popullsia e vendeve anëtare zënë përkatësisht rreth 20 % dhe 40 % të botës, dhe ndikimi i saj ndërkombëtar vazhdon të rritet.

Tani Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ka 8 shtete anëtare, 4 shtete vëzhguese dhe 6 vende partnere dialogu. Në samitin e parë pas zgjerimit, samiti i Qingdao-s, presidenti i Kinës Xi Jinping paraqiti konceptet e zhvillimit, të sigurisë, të bashkëpunimit, të qytetërimeve dhe të qeverisjes globale. Këto pesë koncepte përmbledhin konceptin bazë të ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri dhe i kanë dhënë "Shpirtit të Shangait" përmbajtje të reja.

Presidenti Xi tha: "Duhet të promovojmë konceptin e zhvillimit inovativ, të bashkërenduar, të gjelbër, të hapur dhe me ndarje të përbashkët; duhet të praktikojmë konceptin e sigurisë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme; duhet të mbështesim konceptin e bashkëpunimit të hapur, të integruar dhe me përfitime të ndërsjella; duhet të krijojmë konceptin e barazisë, mësimit të ndërsjellë, dialogut dhe tolerancës ndërmjet qytetërimeve; duhet të zbatojmë konceptin e qeverisjes globale nëpërmjet konsultimeve, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët. "

Sun Zhuangzhi, drejtori ekzekutiv i Qendrës së Studimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kinë, mendon se fjalimi i Xi -së në Samitin e Qingdao-s ka rëndësi të madhe për zhvillimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

"Organizata e Bashkëpunimit të Shangait u ka kushtuar më shumë vëmendje sfidave rajonale në të kaluarën. Samiti i Qingdao-s është një simbol shumë i rëndësishëm që tregon se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait ka filluar të marrë pjesë thellësisht në qeverisjen globale dhe qeverisjen rajonale, dhe do të luajë një rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare në të ardhmen," u shpreh ai.

Përballë epidemisë së koronavirusit të ri, vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait gjithmonë e kanë ndihmuar njëri-tjetrin. Xi Jinping-u zhvilloi bisedime me liderët e shumë vendeve; Organizata e Bashkëpunimit të Shangait publikoi deklaratën për të mbështetur luftën e Kinës kundër epidemisë; Kina ndau në mënyra të ndryshme përvojën e parandalimit, kontrollit dhe trajtimit me vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe dërgoi ekipe ekspertësh mjekësorë etj. Koncepti i një bashkësie fatesh të përbashkëta është zbatuar aktivisht gjatë epidemisë së përbashkët. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore