CMG-ja: BE-ja duhet t'i shohë drejtë përpjekjet e Kinës kundër informacioneve të rreme

2020-06-12 21:37:21 CRI Komenti juaj Printoni

Përhapja e koronavirusit të tipit të ri është bërë vatër e shpërthimit të informacioneve të rreme. Por, ditët e fundit, në një raport të publikuar nga Komisioni Europian vendet si Kina, Rusia etj., akuzohen për "përhapje të informacioneve të rrema dhe çorientuese, të cilat tentojnë të prishin demokracinë europiane, të acarojnë shpërndarjen shoqërore dhe synojnë për përmirësimin e imazhit të vetë".

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës botoi një koment, ku analistët vënë në dukje se akuza të tilla nuk përputhen me faktet dhe se Bashkimi Europian duhet të shikojë në mënyrë të drejtë përpjekjet, veprimtaritë dhe vullnetin e Kinës kundër informacioneve të rreme.

Që nga shpërthimi i epidemisë, Kina ka publikuar në kohë dhe në në mënyrë të gjithanshme informacione të hollësishme, duke luftuar kundër lajmeve të rreme.

Siç bëhet e ditur, deri në fund të majit, qeveria kineze ka organizuar 161 konferenca shtypi, provinca Hubei 103, ndërsa provincat e tjera 1050 konferenca të tilla. Në të njëjtën kohë, në faqet zyrtare të qeverive të niveleve të ndryshme janë postuar përditësime të gjendjes epidemike, masat e parandalimit dhe të kontrollit, gjë që ka luajtur një rol të rëndësishëm në kundërshtimin e thashethemeve.

Përveç një qëndrimi transparent, Kina ka ndarë me vendet e tjera të botës dhe organizatat ndërkombëtare informacionet më të fundit. Në fillim të janarit, Kina raportoi për pneumoninë e panjohur. Më 12 janar, Kina i dorëzoi OBSh-së renditjen gjenetike të koronavirusit të tipit të ri, gjë që hodhi një bazë të rëndësishme për kërkimet mbi vaksinat dhe ilaçet në përmasë globale. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore prestigjoze "Science", në 50 ditët e para të shpërthimit të virusit, masat e marra në Wuhan dhe reagimi emergjent i qeverisë kineze ka parandaluar infektimin e 700 mijë banorëve të tjerë. Informacionet dhe përpjekjet e Kinës i dhanë botës kohën e çmuar për të marrë masat në betejën antiepidemike.

Përsa u përket akuzave që thonë se Kina synon të prishë demokracinë e vendeve të tjera, ato janë absolutisht të paqëndrueshme. Në bashkëpunimin ndërkombëtar, Kina ka respektuar si gjithmonë zgjedhjet e vendeve të tjera në luftën kundër virusit, duke ofruar ndihma dhe mbështetje brenda mundësive të veta. Deri në fund të prillit, Kina ka zhvilluar mbi 80 video-konferenca me ekspertët mjekësorë të mbi 150 vendeve të botës, ka dërguar 19 ekipe mjekësore në 17 vende. Qeveria dhe populli kinez kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin ndihma materiale për më shumë se 150 vende e organizata ndërkombëtare. Këto veprimtari janë nisur nga miqësia dhe bujaria, nga empatia dhe fryma njerëzore dhe nuk kanë nga asnjë synim politik.

"Kina përkrah integrimin europian, mbështet një Bashkim Europian të bashkuar dhe të fuqishëm dhe shpreson se ai mund të luajë një rol më aktiv në çështjet ndërkombëtare. Kina dhe Europa kanë zhvilluar bashkëpunim të mirë dhe kanë ndihmuar njëra-tjetrën në betejën antiepidemike. Kështu që pala europiane duhet të shikojë në mënyrë të drejtë përpjekjet e palës kineze, duke goditur bashkërisht përhapjen e informacioneve të rreme", përfundon komenti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore