Autoritetet: Forcat e "pavarësisë së Tajvanit" duhet të ndalojnë menjëherë veprimtaritë separatiste

2020-06-12 21:26:32 CRI Komenti juaj Printoni

Një zëdhënëse e pjesës kontinentale të Kinës paralajmëroi të premten se forcat e së ashtuquajturës "pavarësi e Tajvanit" duhet të ndalojnë veprimet separatiste para se të jetë vonë, dhe se kushdo që kapet në vepra të tilla do të përballet me ndëshkime të ashpra.

Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës për Çështjet e Tajvanit të Këshillit të Shtetit të Kinës, tha se forcat separatiste dhe veprimtaritë e tyre për "pavarësinë e Tajvanit" përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe janë pengesa më e madhe për zhvillimin paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të Ngushticës.

Kohët e fundit, Autoriteti i Partisë Demokratike Progresive në rajonin e Tajvanit ka shtuar forcimin e forcave të jashtme për të minuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë ngushticën përmes provokimeve të vazhdueshme të konfrontimit midis pjesës kontinentale dhe rajonit të Tajvanit, duke i bërë marrëdhëniet ndër-ngushticë edhe më të koklavitura, tha Zhu.

Një fraksion i vogël i forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" ka shtuar veprimtaritë që kërkojnë "pavarësinë e Tajvanit" në një përpjekje për t'i shtyrë marrëdhëniet mes dy brigjeve në pragun e rrezikut si dhe bashkëkombasit e Tajvanit drejt humnerës së katastrofave, tha ajo. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore