Pala kineze kundërshton me vendosmëri ndërhyrjen e Britanisë në punët e Hong-Kongut

2020-06-12 21:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten, Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Jashtme të Kinës në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dënoi ashpër dhe kundërshtoi ndërhyrjen e Britanisë në punët e Hong Kongut dhe punët e brendshme të Kinës.

Duke lëshuar në mënyrë të përsëritur të ashtuquajturin Raportin Gjashtëmujor mbi Hong-Kongun, Britania ka ndërhyrë në mënyrë të hapur në çështjet e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës, duke shkelur seriozisht parimet e ligjit ndërkombëtar dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, tha zëdhënësi i zyrës përmes një deklarate.

Ndërsa Britania gjithmonë ka nxitur Deklaratën e Përbashkët Kino-Britanike për të justifikuar ndërhyrjen e saj, zëdhënësi tha se dokumenti ka të bëjë me kthimin e Hong-Kongut dhe rregullimet përkatëse gjatë periudhës kalimtare dhe nuk i ngarkon Britanisë asnjë përgjegjësi mbi Hong-Kongun pas dorëzimit.

Me kthimin e Hong-Kongut në atdhe në vitin 1997 dhe përfundimin e çështjeve pasuese, të gjitha dispozitat në lidhje me Britaninë e Madhe janë përmbushur dhe Britania nuk ka sovranitet, juridiksion ose "të drejtë të mbikëqyrjes" mbi Hong-Kong, tha zëdhënësi.

Lidhur me dokumentin e qeverisë britanike, edhe zëdhënësja e diplomacisë kineze Hua Chunying shprehu pakënaqësi të madhe në një konferencë shtypi të organizuar në Pekin. Ajo theksoi se qeveria kineze nuk do të ndryshojë vullnetin për zbatimin e gjithanshëm të parimit "Një vend, dy sisteme", për mbrojtjen e sovranitetit, të sigurisë kombëtare e të interesave të zhvillimit, si dhe për ruajtjen e lulëzimit afatgjatë të Hong Kongut.

"Hong-Kongu është pjesë e Kinës. Pala britanike duhet ta njohë këtë fakt, të respektojë të drejat sovrane, sigurinë kombëtare dhe tërësinë territoriale të Kinës dhe të ndalojë ndërhyrjet e çdo forme në çështjen e Hong-Kongut", shtoi znj. Hua. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore