Pekin, ndërpritet rihapja e shkollave pas rasteve të reja me COVID-19

2020-06-12 21:24:57 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini ndërpreu rifillimin e mësimdhënies për ciklin e ulët pas raportimit për tre raste të reja me COVID-19 në dy ditët e fundit.

Sipas Komisionit të Arsimit të Bashkisë së Pekinit, vendimi u mor në përputhje me ndryshimin e situatës në punët e parandalimit dhe të kontrollit epidemik.

Sipas planit të deklaruar të martën, rreth 520 mijë nxënës të klasave të para, dyta dhe të treta të shkollave fillore në Pekin do t'u rikthehen bankave të shkollës më 15 qershor.

(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore