CMG-ja: Pompeo përbalt Kinën nën pretekstin fetar

2020-06-12 21:28:50 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi një raport për lirinë fetare në mbarë botën në vitin 2019, ku shantazhohen politikat fetare të Kinës. Në një konferencë shtypi, shefi i këtij departamenti Mike Pompeo përbalti përsëri Kinën nën pretekstin e "shtypjes fetare". Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës publikoi një koment, duke hedhur poshtë akuzat e pabaza të kryediplomatit amerikan.

"Ndërhyrja në punët e brendshme të vendeve të tjera është një metodë e zakonshme e ShBA-së falë hegjemonisë. Vitet e fundit, politikanët amerikanë nën pretekstin e tillë kanë sulmuar shumë vende, duke përfshirë Kinën. Ata përbaltin politikat fetare të Kinës, fabrikojnë se në rajonin e Xinjiang-ut janë burgosur miliona banorë të pakicave kombëtare dhe nxisin rezoluta përkatëse lidhur me rajonet autonome të Kinës si Xinjiang dhe Xizang (Tibet). Megjithatë, sa herë që Pompeo thekson 'lirinë fetare', njerëzit me mendje të kthjellët kuptojnë që ky është një standard i dyfishtë i qeverisë amerikane. Për një kohë të gjatë, në shoqërinë amerikane kanë ekzistuar konfliktet dhe diskrimini fetar. Edhe pas ardhjes në fuqi të administratës trumpiane, kjo gjendje jo vetëm nuk është përmirësuar, por madje është përkeqësuar më tej.

Sipas një sondazhi të publikuar në marsin e vjetshëm nga qendra studimore Pew, mbi 82% e të intervistuarve amerikanë pohuan se myslimanët janë nën darën e diskriminimit dhe 64% e pjesëmarrësve janë të mendimit se hebrenjtë janë para diskriminimit. Ndërsa, në një raport të FBI-së tregohen rastet e krimit të shkaktuara nga diskriminimi, 20.2% kanë të bëjnë me urretje fetare", thuhet në koment.

Në artikull vihet në dukje se për gjendjen e lirisë fetare në Kinë, janë banorët kinezë ata që kanë më shumë të drejtë të gjykojnë. Siç njihet, respekti dhe mbrojtja e lirisë fetare është një politikë bazë e Kinës. Sipas të dhënave në Kinë ka afro 200 milionë besimtarë, mbi 380 mijë punonjës fetarë, rreth 5500 grupe fetare dhe mbi 140 mijë vende për zhvillimin e veprimtarive fetare. Për shembull në rajonin e Xinjiang-Ujgurit, ka një staf fetar me afro 30 mijë vetë. Për çdo 530 myslimanë ka një xhami, një përqindje kjo më e lartë se në shumë vende myslimane. Deri tani, qeveria kineze ka ftuar mbi 1000 diplomatë, zyrtarë të organizatave ndërkombëtare, gazetarë dhe udhëheqës fetarë të vendeve të ndryshme të vizitojnë Xinjiang-un. Ata janë shprehur se ajo që kanë parë në këtë rajon është krejtësisht ndryshe nga njoftimet e mediave perëndimore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore