Kina kundërshton studimin e Harvardit mbi COVID-19 të bazuar në fotot satelitore

2020-06-12 12:05:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e ka cilësuar si "qesharak" një studim të Shkollës së Mjekësisë të Harvardit, i cili përdor pamjet satelitore dhe të dhënat në motorët e kërkimit, për të arritur në përfundimin që koronavirusi mund të jetë shfaqur në Kinë që në gusht të vitit të kaluar.

Në studim përdoren pamjet satelitore të vendparkimeve në disa spitale të Wuhan-it, si dhe të dhënat e ofruara nga motorët e kërkimit me fjalë kyçe të lidhura me simptomat, si "kollë" dhe "diarre".

Autorët thanë se shtimi i trafikut në spitale dhe i të dhënave të kërkimit për simptomat i paraprijnë fillimit të dokumentuar të pandemisë.

Artikulli u publikua në arkivin elektronik të Harvardit, por pa shqyrtim nga kolegët.

Në përgjigje të këtij studimi, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying e quajti të çuditshme lidhjen e këtyre gjërave me njëra-tjetrën.

Ajo tha se rritja e të dhënave të kërkimit për "kollë" dhe "diarre" që përmend studimi, ka qenë më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve 2017 dhe 2018. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore