BE-ja u bën thirrje vendeve anëtare të rihapin kufijtë e brendshëm brenda 15 qershorit

2020-06-12 11:09:26 CRI Komenti juaj Printoni

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian rekomandoi që vendet e zonës së Shengenit të heqin brenda 15 qershorit kontrollet e vendosura për përballimin e COVID-19.

Komisionarja e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha se kufijtë midis vendeve anëtare të BE-së duhet të hapen sa më shpejt të jetë e mundur:

"Tani gjendja është përmirësuar në të gjitha vendet anëtare. Situata po konvergon dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka bërë një raport, sipas të cilit mbyllja e kufijve të brendshëm dhe vendosja e kufizimeve në kufi nuk janë masa efektive. Prandaj rekomandoj që kufijtë të rihapen sa më shpejt që të ketë mundësi."

Johansson-i tha se një tjetër rekomandim është që 27 vendet anëtare t'i rihapin kufijtë për udhëtarët jashtë BE-së qysh nga muaji tjetër.

BE-ja ka hartuar edhe një listë të vendeve jashtë bllokut për të cilat mund të hiqen kufizimet.

Vendet që do të përfshihen në këtë listë duhet ta kenë nën kontroll COVID-19 të paktën po aq sa niveli mesatar i BE-së, të kenë masa kufizuese gjatë udhëtimeve dhe të jenë të gatshëm të pranojnë vizitorë nga BE-ja. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore