Pekini raporton një rast të ri të konfirmuar me COVID-19

2020-06-11 21:04:59 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në Pekin njoftuan se ka një rast i ri i të konfirmuar me COVID-19 në kryeqytet.

Pacienti shkoi në një klinikë në qarkun Xicheng pasditen e së mërkurës pasi kishte ethe të vazhdueshme dhe më vonë u diagnostikua me COVID-19.

Sipas deklaratës së vetë pacientit, ai kishte simptoma të tilla si ethe dhe lodhje, por pa kollë, dhimbje fyti ose shqetësime në gjoks.

Pacienti gjithashtu tha se ai nuk ishte larguar nga qyteti në dy javët e fundit dhe nuk raportoi asnjë kontakt të ngushtë me njerëz nga qytete të tjera.

Dy anëtarët e tij të familjes tani janë nën vëzhgimin mjekësor si dhe është mbyllur lagja e tij e banimit. Deri të enjten, kryeqytetin kinez nuk kishte raportuar asnjë rast të ri për 56 ditë radhazi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore