Xi Jinping-u inspekton Yinchuan-in

2020-06-10 10:09:00 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping inspektoi Yinchuan-in në Rajonin Autonom Ningxia-Hui të martën. Ai shkoi në qytezën Helan për të vizituar Kopshtin e Ekoturizmit Rural dhe plantacionet e rrushit, për t'u njohur me zhvillimin e bujqësisë karakteristike vendore dhe forcimin e mbrojtjes ekologjike të maleve Helan.

Në Kopshtin e Ekoturizmit Rural gjenden të riprodhuara orizoret origjinale, peshkoret dhe peizazhet baritore, duke gërshetuar ekologjinë natyrore me bujqësinë, peshkimin dhe turizmin, duke nxitur punësimin e fermerëve dhe duke rritur të ardhurat e tyre.

Rajonet në lindje të maleve Helan janë ndër vendet më të mira në botë për rritjen e rrushit për verë dhe prodhimin e verërave cilësore. Në vitin 2019, vlera e përgjithshme e prodhimit të verës aty i kaloi 23 miliardë juanët.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore