Kreu i sindikatës së policisë së Nju-Jorkut: Vdekja e Floyd-it ishte vrasje

2020-06-10 11:42:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Sindikatës së Policisë së Qytetit të Nju-Jorkut e ka quajtur vdekjen e George Floyd-it në Mineapolis vrasje.

Floyd-i vdiq pasi një polic i vuri gjurin në qafë për gati nëntë minuta, dy javë më parë.

Patrick Lynch-i thotë se sindikata e dënon vrasjen e Floyd-it:

"Asnjë grua ose burrë me uniformë, pavarësisht se nga cili art i zbatimit të ligjit vjen, nuk do të përkrahë ose mbrojë vrasjen e një njeriu të pafajshëm. Dhe kjo është ajo që ndodhi. Le ta themi hapur."

Lynch-i kritikoi gjithashtu planin e organit ligjvënës të shtetit të Nju-Jorkut për të rishikuar një ligj që i mban të fshehta të dhënat disiplinore të punonjësve të zbatimit të ligjit. Ligji u miratua në vitet '70 të shekullit për të parandaluar avokatët mbrojtës që të përdornin informacionin në dosjet personale të punonjësve të policisë. Por ligji gjithashtu raportohet se ka mbuluar shumicën e të dhënave mbi shkeljet e forcave të policisë ndër vite.

Ankesat zyrtare për teprimin e forcës nga policët gjithashtu nuk janë publike në Nju- Jork. (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore