Raporti i Kërkimeve Australiane: Grupet pro-Trump përhapin teori komploti kundër Kinës

2020-06-09 20:39:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, sipas një studimi nga Instituti Australian i Kërkimit "Si një virus: shpërndarja e organizuar e keqinformimit të virusit të ri COVID-19", që nga marsi i këtij viti janë shtuar në mënyrë të organizuar zërat në rrjetet sociale se: "Virus COVID-19 është armë biologjike e krijuar nga laboratori i Wuhan-it".

Autori i raportit Timothy Graham i tha gazetarit të CMG-së se shumica e këtyre llogarive ishin manipuluar nga grupet e ekstremit të djathtë që mbështesin Trump-in.

Studiuesit nga Universiteti i Teknologjisë në Queensland, të udhëhequr nga Qendra e Teknologjisë së Institutit Australian, gjatë një periudhe dhjetë ditore në fund të marsit analizuan 2.6 milionë pastime në Twitter dhe 25.5 milionë ripostime në lidhje me COVID-19.

Ata u përqendruan në 882 postime të lidhura me teorinë e komplotit të armëve biologjike, të cilat u ripostuan me shpejtësi 18,498 herë dhe morën 31,783 pëlqime. Shumica e këtyre postimeve ndodhën brenda një sekonde dhe disa brenda një minute. Raporti theksoi se një aktivitet i tillë kaq i shpejtë dhe në shkallë kaq të gjerë është padyshim i operuar me kompjuter dhe jo një sjellje nga ndjekës të vërtetë në rrjetet sociale. Këto postime mund të mbulojnë një maksimum prej 3 deri në 5 milionë përdoruesish aktivë në platformën Twitter, duke shkaktuar një ndikim të madh.

Analiza zbuloi më tej një rrjet prej 2,903 llogarish dhe 4,125 lidhje pse ripostime mes tyre, që promovonin teori komploti që COVID-19 është një "armë biologjike e zhvilluar nga Kina". Shumica e grupit brenda rrjetit janë pro-Trumpit ose përkrahës të republikanëve ose grupe komplotiste anonime.

Pjesa tjetër janë grupe kundër Kinës që përdorin shpesh një gjuhë me nuanca raciste dhe urrejtjeje në postimet e tyre.

Raporti përfundon se duke përhapur panikun e virusit te publiku përmes rrjeteve sociale përhapen në shkallë të gjerë lajmet e rreme janë fabrikuar për qëllime politike ose përfituese. Ndikimi i opinionit publik në shoqëri ka tejkaluar qarqet zyrtare dhe shkencore. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore