Kina shpreson se ShBA-ja do të braktisë standardin e dyfishtë ndaj medias

2020-06-09 19:33:06 CRI Komenti juaj Printoni

Në përgjigje të njoftimeve të fundit të sulmeve ndaj gazetarëve në protestat e ShBA-së, që raportohen shpesh nga media perëndimore, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying theksoi në një konferencë të rregullt për shtyp më 9 qershor se nëse gjëra të ngjashme do të ndodhnin në Kinë, nuk e dimë se cilat do të ishin sulmet e politikanëve amerikanë apo mediave. Hua Chunying shprehu shpresën se ShBA-ja do të braktisë standardin e dyfishtë për çështjet e mediave.

Sipas njoftimeve, kohët e fundit, "New York Times", "Capitol Hill", media britanike "Guardian" dhe media të tjera njoftuan për sulme dhe arrestime të gazetarëve të mediave që raportuan për protestat kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara. Mësohet se vetëm në harkun kohor nga 26 maji deri më 2 qershor, janë sulmuar 148 gazetarë, nga të cilët 40 u qëlluan me plumba, 34 u sulmuan nga policia dhe 33 u arrestuan ose u ndaluan. Gazetarët janë nga mediat amerikane, përfshirë "Associated Press", "Fox Television", "CNN", "NBC", etj. Madje një fotografe femër u godit nga një plumb gome në syrin e majtë, duke shkaktuar verbim të përhershëm. Një gazetar e pyeti zëdhënësen e diplomacisë kineze se disa zyrtarë amerikanë gjithmonë e kanë akuzuar Kinën për "presion" ndaj medias së huaja përmes "lirisë së shtypit". Cili është komenti juaj për këtë?

"Kam parë këto komente dhe kam po ashtu pyetje të ngjashme me ju. Gjithashtu pyes veten se po të kishte ndodhur diçka e tillë në Kinë, në Rusi, ose në ndonjë vend tjetër, cili do ishte reagimi i politikanëve amerikanë ose si do ta kishin raportuar disa media këtë ngjarje. Kina ka qenë gjithmonë e angazhuar në sigurimin e të gjitha lehtësive dhe ndihmën e nevojshme për intervistat dhe punën e gazetarëve të huaj në vend. Shpresojmë që ShBA do të braktisë standardin e dyfishtë për çështjet e mediave," tha Hua Chunying.(Vera/Albana

Mrekulli
Lajmet Kryesore